HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkodra ka jetuar me suksesin gjerman. Sot një gjerman vjen për t'i...

Shkodra ka jetuar me suksesin gjerman. Sot një gjerman vjen për t’i dhuruar suksesin Vllaznisë

Tek Vllaznia duken shumë të lumtur që tashmë kanë në pankinë një trajner gjerman. Për më tepër një ish- lojtar të njohur të disa skuadrave të Bundesligës, por edhe të kombëtares gjermane si Thomas Brdariç.

Ndoshta eksperienca e tij si trajner nuk është dhe aq e madhe, por gjithsesi drejtuesit kuqeblu janë të bindur se me të do të kenë sukses. Edhe në opinionin sportiv është pritur mirë një lëvizje e tillë.

Megjithatë klubi Vllaznia për të rritur edhe më fushë interesin për skuadrën dhe trajnerin e sapoardhur, ka publikuar një foto e cila do të shërbejë edhe si promo për të ofruar edhe më shumë tifozët shkodranë me ekipin.

“Një qytet i tërë ka jetuar me suksesin gjerman, tani një gjerman vjen për t’i dhuruar kuqebluve suksesin”- shkruhet në foton e publikuar ku duket qartë trajneri Brdariç në kohën kur luante për kombëtaren gjermane me numrin 9.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments