Tre ndeshjet e fundit vetëm një pikë! Dinamo e Nevil Dedes, duket se po kalon një krizë rezultatesh, duke humbur ndjeshëm terren me rivalët e Skënderbeut dhe Flamurtarit.

Ky moment i vështirë ka lëkundur edhe pozitat e trajnerit dinamovit. “Panorama Sport” mëson se Nevil Dede është duke reflektuar në lidhje me të ardhmen e tij, teksa ka përjetuar një zhgënjim të thellë nga performanca e lojtarëve, që duket se kanë prishur gjithë atë epërsi të fazës së parë.

Në skenë së fundmi ka dalë edhe emri i Dritan Mehmetit, si një alternativë të mundshme në rast largimi të Dedes.

Mehmeti, e njeh mirë ambientin dinamovit, pasi i ka drejtuar edhe në të kaluarën blutë e kryeqytetit (sezoni 2013/2014) teksa aventura e fundit e tij ka qenë në Superiore te skuadra e Partizanit.