Atleti shkodran Gezim Dimnaku vazhdon te shkelqeje ne garat e veteraneve te Kanadase. Keshtu, diten e djeshme ne Montreal eshte zhvilluar kampionati i sallave te mbyllura per provincen e Quebec-ut per sportistet mbi 30 vjeç, ai ka dominuar duke u shpallur kampion.

Ai ka merituar kater medalje ari, pikerisht ne 60 metra me pengesa, ne kercim se gjati, kercim se larti dhe ne kercimin trehapesh.

Madje duhet thene se ne garen e kercimit se larti, Dimnaku ka thyer edhe rekordin e Quebec-ut me lartesine 1.68 metra. Po ashtu, ai ka vendosur rekord edhe ne garen e kercimit trehapesh.

Duhet thene se rekordet e meparshme te ketyre dy garave, jane mbajtur me perpara nga Gezim Dimnaku dhe tashme eshte po ai qe i permireson me shifra te reja duke u rikonfirmuar edhe njehere si nje sportiste shume cilesor.
www.shkodrasport.com