Shoqata sportive “Sporti na bashkon” edhe këtë sezon po organizon anketat për futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar për çdo muaj. Në bashkëpunim edhe me katër gazetat e përditshme kombëtare që dalin në vendin tonë, bëhet një anketim, si rrjedhojë e së cilës vlerësohet edhe futbollisti më i mirë i muajit. Për muajin shtator, është vlerësuar si futbollisti më i mirë mesfushor shkodran i Tiranës Gilman Lika.

Me të vërtetë që Lika po kalon një formë shumë të mirë sportive teksa në të gjitha ndeshjet me bardheblutë ka qenë përcaktues me golat, asistet dhe lojën e tij. Pikërisht kjo formë e mirë sportive që ai po kalon, ka bërë që edhe trajneri i kombëtares Kuzhe t’’i rikthejë sytë nga ai duke e grumbulluar dhe duke e aktivizuar në ndeshjen e fundit me Francën dhe pritet ta bëjë këtë gjë edhe për ndeshjen e nesërme me Rumaninë.