HomeKRYESOREShkodrani Kevin Haveri titullar me Mantovan në humbje ndaj Lacios

Shkodrani Kevin Haveri titullar me Mantovan në humbje ndaj Lacios

Futbollisti 18 vjeçar shkodran Kevin Haveri ka luajtur sot si titullar ne formacionin e Mantovas ne miqesoren qe ajo ka zhvilluar ndaj Lacion, te cilen e ka humbur me rezultatin 0-4.

Kuptohet qe diferencat mes dy ekipeve jane te medha sepse Mantova militon ne Serine D te futbollit italian ndersa Lacio eshte nder me te mirat e Seria A.

E rendesishme eshte qe Haveri e ka nisur ndeshjen si titullar me Mantovan, çka tregon se ai ka fituar besimin e trajnerit Brando qe per rrjedhoje i ka besuar nje vend ne formacion.

Lacialet kane fituar fale golave te shenuar nga Anderson, Immobile, Milinkovic dhe Caicedo. E rendesishme eshte qe Haveri po promovohet ne futbollin italian ku deshiron t’i ngjise shkallet nje e nga nje duke startuar nga Seria D.

Fillimi duket i mbare. Mosha e re dhe te dhenat fizike jane te admirueshme e per kete arsye, drejtuesit e Mantovas po i besojne, çka tregon se shume shpejt mund te firmosin me te,

Haveri ka dale nga “Albanian Ajax School” dhe ka spikatur ne kampionatet e moshave ashtu si dhe me ekipin kombetar U19 pjese e te cilit eshte.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments