Në ndeshjen e djeshme në Shënkoll, Vllaznia për herë të parë në këtë kampionat nuk arriti të shënonte gol. Ka ndodhur kështu për shkak të mungesës së fatit por edhe nxitimit të lojtarëve të saj për të shënuar, por edhe për një arsye tjetër.

Mbrojtësit vendas kanë qenë të karikuar në maksimum për të ndalur sulmuesit e Vllaznisë. Në krye të tyre ka qenë shkodrani Izmir Pelinku të cilit trajneri Alcani i kishte ngarkuar detyrën më të vështirë, mbulimin e brazilianit Zhunior.

Dhe ia ka dalë me sukses. Shumë dyluftime janë fituar prej tij dhe për mbi 80 minuta ka qenë shumë i suksesshëm në të gjitha ndërhyrjet e tij.

Në minutat e fundit pati një problem muskular prej të cilit u detyrua të lërë fushën e lojës megjithatë Pelinku “e fitoi” ndeshjen e tij: Zhunior nuk mundi dot të shënonte!
© shkodrasport.com