Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEShkodrani Roland Shkreli shënon dhe udhëheq Orikun drejt fitores ndaj Delvinës

Shkodrani Roland Shkreli shënon dhe udhëheq Orikun drejt fitores ndaj Delvinës

✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Futbollisti shkodran Roland Shkreli ishte protagonist në fitoren e Orikut ndaj Delvinës, në ndeshjen e zhvilluar pasditen e djeshme.

Mesfushori kontribuoi me një gol të rëndësishëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në suksesin e skuadrës së tij. Në minutën e 51-të, kur rezultati ishte 0-1, Shkreli shënoi golin e dytë për Orikun, duke i dhënë qetësi ekipit.

Pas tij, Oriku realizoi edhe një tjetër gol, duke e mbyllur takimin me fitoren e pastër 0-3. Ky gol konfirmon momentin e mirë që po kalon futbollisti shkodran, i cili prej disa vitesh tashmë ka qenë një element i rëndësishëm në formacionin e Orikut.

Kujtojmë se, Roland Shkreli është formuar si lojtar te Ada e Velipojës, ka qenë pjesë edhe e Bylisit, ndërsa aktualisht është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Orikut.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments