Ish-futbollisti argjentinas, Maksi Rodriguez, ka konfirmuar se ylli Lionel Mesi, do të kthehet në Argjentinë.
Kapiteni i skuadrës së “Albiceleste”, do të jetë një nga të ftuarit në ndeshjen që do të organizohet për nder të tij, më 24 qershor, në vendlindjen e të dyve, Rosario.
Gjatë një konference për shtyp, Rodriguez deklaroi se “Pleshti” do të jetë padyshim një nga të ftuarit dhe prania e tij do të përkojë me ditëlindjen e 36-të të kampionit të botës.
“Ai do të jetë pjesë e ndeshjes, por lista e të ftuarve do të finalizohet me afrimin e ngjarjes”, tha argjentinasi.