Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Kampioneve për përballjet me eliminim direkt të cilat dhurojnë gjithnjë e më shumë emocione pasi bëhet fjalë për ekipet më të mëdha të kontinentit që kanë mbetur në garë për trofeun më të lakmuar.

Edhe në këtë edicion, përballjet e shortit pritet të jenë spektakolare, pasi kanë dhuruar sfida mes ekipeve shumë të forta të skuadrave pjesëmarrëse.

Bien në sy sidomos tre sfida: Atletiko Madrid-Juventus, Mançester Junajtid-PSG e sidomos Bajern Mynih-Liverpul. Në të tre këto duele, janë përplasje direkte mes skuadrave që kanë pretendime për t’i shkuar deri në fund turneut.

ÇIFTET

1. Shalke-Mançester Siti

2. Atletiko Madrid-Juventus

3. Mançester Junajtid-PSG

4. Totenhem-Borusia Dortmund

5. O. Lion-Barcelona

6. Roma-Porto

7. Ajaks-Real Madrid

8. Liverpul-Bajern Mynih

Vazo 1
Borusia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Bajern Mynih, Mançester Siti, Real Madrid, Juventus.

Vazo 2
Atletiko Madrid, Totenhem, Liverpul, Shalke, Ajaks, O. Lion, Roma, Mançester Junajtid.