Kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati ka shprehur mbështetjen dhe indinjatën për situatën e krijuar pak ditë më parë, ku u sulmua me thikë trajneri, Ernest Gjoka.

Bushati ka thënë se Këshilli Bashkiak dënon aktin që ndodhi pak ditë më parë duke ofruar dhe mbëshetjen maksimale për teknikun e klubit shkodran.

Ai ka folur dhe për privatizimin e klubit shkodran, për të cilin është shprehur: Këtu ka një problem me sistemin. Vllaznia është SH.A.

Dy klube me histori të madhe si Vllaznia dhe Tirana janë shoqëri aksionere. Ne jemi me probleme, ata kanë rënë në Kategorinë e Parë.

Federata duhet të ndërhyjë për të t’i bërë të gjitha klubet shoqëri aksionere ose të gjitha shoqata. Këtu nuk merret vesh se çfarë bëhet me klubet.

Privatizimi? Vllazninë do ta marrë ai që ofron më shumë para, por jemi duke analizuar gjithçka me kujdes”, është shprehur Bushati./newsport/