Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, foli pas humbjes me Partizanit në Korçë, teksa nuk u kurseu akuzat ndaj gjykimit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku pogradecar deklaroi:

RËNIA- Ishim përgatitur mirë për këtë ndeshje. Ishte një sfidë episodesh, përballë shumë forcave në sulm të Partizanit nuk arritëm ta mbyllnim këtë ndeshje me sukses. Ka disa momente që duhet të tregohemi të kujdesshëm. Momenti i eksperiencës që duhej larguar topi nga 16. Duhet që në futboll të jesh zemërgjërë.

Berisha duhet të tregohej zemërgjera. Këto kusur i merr trajneri, lojtarët dalin të larë, trajneri është ai që e ha. Kjo nuk ka nevojë për taktikë, por mendje të kthjellët dhe zemër të madhe. Nuk ndodhi që Berisha ti pasonte Mensah. U krijua ai episodi te goli që mund ta kishim evituar, fundi ishte i hidhur.

ZËVENDËSIMET- Janë 4 lojtarë të dëmtuar, lojtarët që kemi në stol nuk i kemi me eksperiencën e duhur, vetëm një mesfushor kishim Ramin Alin, ai ka ardhur në fund të janarit dhe do kohë. Nëse do t’i kthehen dëmtimet skuadrës, çdo gjë do të jetë më e lehtë. Kjo ëshë humbja e disatë radhazi, rëndëon tek unë i pari. Me shpresë besoj se mund t’i bëjmë gjërat edhe më mirë.

PRETENDIMET PËR GJYKIMIN – Unë kam një gjë, si munden arbitra me eksperiencë, mos japin faulla të tillë, gjithsesi, komplimente Partizanit, ishte me 14 forca në fushë, ne me 11-të.

Unë shikoj faktet, gjithsesi mbusheni karikatorin mirë dhe qëlloni. Nuk kërkojmë favore. Janë gjëra të dukshme në futboll, pse duhet të ankohem unë javë për javë, se bëhem palaço, kërkojmë që gjyqtari dhe VAR-i të shikojnë. Këto janë raste të pastërta. Në qoftë se do të jepej faull, nuk do ta kishim pësuar atë gol.

Futbolli është çështje këndvështrimesh. Ne duhet t’i kthejmë besimin lojtarëve. Pjesën e dytë gabuam për mënyrën si duhet t’i bënim gjërat në fushë. Duhet ta kishim kapur më shpejt, nuk e menduam. Kjo është pjesë që duhet korrigjuar në vazhdim”, deklaroi Memelli.