Ka provuar te shpallet kampion si lojtar me fanellen e Vllaznise dhe kuptohet e di mire se çfare do te thote fjala “titull kampion”. Ish- futbollisti kuqeblu Amarildo Belisha tashme ka provuar edhe ndjesine e te shpallur kampion si trajner.

Ne krye te ekipit “The Door” per grupmoshen U11, ai eshte shpallur kampion i Liges Amatore ne Zonen e Shkodres dhe padyshim qe kjo gje e ka lumturuar pa fund.

Duke folur ne rubriken “Flasin trajneret kampione”, Belisha eshte shprehur i bindur se duke vazhduar punen, disa nga femijet qe stervit sot, me siguri qe do te jene e ardhmja e futbollist shkodran pas disa vitesh.

– Ke provouar të shpallesh kampion si futbollist, por çfare do te thote per ty te jesh edhe trajner kampion?

Po eshte e vertete qe e kam provuar ndjenjen e te shpallurit kamion si futbollist dhe eshte kenaqesi e papershkrueshme, por te shpallesh kampion si trajner pavaresisht se nuk eshte qellimi kryesor tek keto grupmosha, eshte sadisfaksion ne vehte sepse te motivon per te ardhmen per te punuar edhe me shume.

– Kishit emocione pas këtij suksesi?

Natyrisht qe emocionet te ndjekin pas ne çdo stervitje, ndeshje dhe aq me shume ne fund te ketij kompeticioni. Emocionet ishin te pranishme tek te gjithe pjestaret e ekipit.

– Kujt i’a dedikoni kete sukses?

Suksesi gjithmone I dedikohet njerezve qe te rrine afer gjate ketij rrugetimi. Duke filluar qe tek familja qe sakrifikon per te te dhene mundesine dhe hapesiren e duhur per te punuar, koleget e mi te Akademise si profesor Pellumb Kasemi, Valmir Kurti, Taulant Nikshiqi dhe pergatitesi atletik Damian Bekteshi. Pa diskutim dhe familjet e sportisteve qe bejne te mundur pranine e femijeve ne çdo hap te ketij rrugetimi.

– Çfare kishte te veçante ky titull?

E veçanta e ketij titulli ishte besimi dhe mentaliteti dhe aftesite psiko-teknike qe demostruan keto sportiste ne dominimin total te kesaj gare, gje per te cilen krenohemi kur marrim dhe komplimentat nga ekipet e tjera.


– A ka elemente qe premtojne tek ky ekip?

Megjithese eshte heret per te folur per elemente premtues, besoj se me punen dhe me kembenguljen e gjithesecilit dhe me shpresen tek Zoti, mund te kemi disa nga keto djem ne eliten e futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Nje falenderim per Zyren Rajonale, arbitrat, vezhguesit, mjeket, per punen e palodhur. Gjithashtu dhe per ju gazetare te nderuar qe paraqitni me korrektese keto kompeticione./SHKODRA-SPORT.COM/