Tenisti i vogel shkodran Ares Ferhati ka treguar vlerat e tij ne nje tjeter turne te rendesishem moshash qe u zhvillua ditet e fundit ne Maqedonine e Veriut.

Ne mes 150 konkurentëve nga të gjitha vendet e rajonit, 10 vjecari Ares Ferhati ka shkëlqyer sërish edhe ne “Cherry Cup Skopje 2021”, duke treguar vlerat dhe talentin e tij duke u shpallur kampion në kategorinë e tij në moshën 10 vjecare dhe duke marre medaljen e arte. Ndërkohë që ka fituar vendin e tretë në këtë turne në kategorinë e 11 vjecarëve.

Gjithashtu Ares ka fituar edhe vendin e pare ne kategorine Double, sebashku me Ivan Trpkovski. Paraqitja e tenistëve shqiptarë në këtë turne ka qënë fantastike ndërkohë që Ares Ferhati është përgëzuar edhe nga organizatorët si një talent i së ardhmes në sportin e tenisit.

Suksesin kuqezi në këtë turne ndërkombëtarë e ka përshëndetur edhe Federata Shqiptare e Tenisit e cila në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe fotot e kampionëve në këtë event.

Duket se kemi te bejme me nje sportist me shume te ardhme dhe keto arritje padyshim qe nuk jane rastesi. Por njekohesisht jane edhe nje motiv me shume per te arritur te tjera suksese ne te ardhmen.