Pavaresisht zerave te ndryshem, Haris Dilaver duket se do te jete pika e referimit e Vllaznise edhe ne ndeshjet europiane. Sulmuesi eshte duke u stervitur fort me ekipin ne Zllatibor dhe premton te beje me te miren per kete skuader.

Me 8 dhe 15 korrik do te jete ne fushe nje boshnjak kunder nje ekipi boshnjak si Shiroki Brijeg, megjithate per te duket se nuk ka asnje lloj emocioni sepse ka luajtur disa here ndaj kesaj skuadre dhe i ka shenuar disa gola. Keshtu shpreson te ndodhe edhe kete here.

“Shkodra Sport” ka kontaktuar sot me Dilaver dhe i ka marre nje mendim edhe per te ardhmen e tij nese do te jete pjese e Vllaznise edhe pas ndeshjeve europiane dhe ai ka lene te hapur gjithçka. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:

– Haris, sa shanse për kualifikim ka Vllaznia ndaj Shiroki Brijeg?

Shiroki Brijeg ka një ekip shumë të ri dhe ata janë një ekip vërtet i vështirë. Ne i respektojmë ata në maksimum, por gjithashtu kemi cilësi dhe natyrisht me angazhimin maksimal mund të arrijmë një rezultat të mirë për ndeshjen e kthimit në Shkodër.

– Besoni për kualifikim?

Besoj se mund ta kalojmë Shiroki Brijeg. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se mund të kalojmë në raundin e dytë e të luajmë kundër Ael Limasol.

– Një boshnjak kundër në ekip boshnjak. Si i prisni këto përballje?

Për mua është njëlloj si çdo ndeshje tjetër. Kam luajtur shumë herë kundër Shiroki Brijeg, i kam shënuar edhe disa gola dhe shpresoj të jetë kështu edhe kësaj radhe. Kjo është gjithçka që mund të them. Shpresoj të kemi mbështetje nga titozët në Shkodër.

– Ndërkohë do të jesh pjesë e Vllaznia vetëm për ndeshjet e Kupës së Evropës?

Tani jam këtu, kështu që do të shohim në të ardhmen. Në ditët në vijim do të ketë më shumë detaje në lidhje me këtë temë.

– Doni të vazhdoni të luani edhe sezonin e ardhshëm te Vllaznia?

Kam disa opsione, por e kam thënë shumë herë se jam mirë te Vllaznia dhe Shkodra dhe më pëlqen të luaj atje. E përsëris, do të mësoni më shumë detaje në ditët në vijim.


– Faleminderit dhe ju urojme suksese!

Faleminderit juve!