Ka qenë edhe vetë trajner për shumë vite dhe ka bërë edhe ai të njëjtat gabime, por tashmë duket se nuk mund të pranojë justifikimet e disa lojtarëve të huaj që vijnë në Shqipëri e thonë se këtu bëhet pak stërvitje, apo bëhet stërvitje e modës së vjetër.

Ramadan Ndreu i ftuar në emisionin “Fair Play”, ka reaguar pas disa deklaratave të presidentit të Kukësit Gjici për pretendimet e lojtarëve të huaj që ai ka në skuadër.

“Presidenti i Kukësit deklaroi se vijnë lojtarët e huaj dhe ankohen se këtu në Shqipëri bëhet pak stërvitje, bëhet stërvitje e modës së vjetër, por unë dua të them diçka tjetër. Kam 25 vjet trajner dhe në fakt nuk po dua të përmend ndonjë fjalë ofenduese për këto lojtarët e huaj që vijnë.

Ato vijnë jashtë forme tërësisht, vijnë mbipeshë, vijnë nga rruga dhe me 2-3 vjet pa i rënë topit dhe vijnë këtu dhe na tregojnë neve si luhet futbolli. Neve ndoshta nuk jemi trajnerët e mëdhenj të botës por futbollin e njohim shumë mirë. Këta lojtarë nuk mund të na tregojnë dot se si bëhet stërvitja.

Të gjithë ne trajnerët që kemi drejtuar e drejtojmë në futbollin shqiptar, e dimë fare mirë se në çfarë gjendje vijnë këto lojtarët e huaj. Ato vijnë në një gjendje të mjerueshme dhe është fatkeqësi e madhe që i marrim ato lojtarë.

Lojtarët duhet të merren me CV aktuale, ka ik koha me pa videot e tyre. Tani mjafton të shohësh CV-në e tyre se kur ka luajtur ndeshjen e fundit. Nëse ka luajtur një vit më parë, çfarë e do atë lojtar. Ai do minimalja 3 muaj për të marrë veten, minimalja 3 muaj. Po cila është mënyra për t’i sjellë në forma ato lojtarë? Asnjë formë në botë nuk të thotë se këto lojtarë do të luajnë menjëherë.

Nëse i bëhen testet fizike këtyre lojtarëve të huaj, ato nuk arrijnë as lojtarët tonë të moshave. Pikërisht për këtë arsye, ato kur vijnë këtu na mendojnë neve shumë të dobët dhe kur përplasen pastaj me realitetin, nxjerrin gjithëfarë justifikimesh.

Ato vijnë këtu sepse janë të përjashtuar nga skuadrat e veta, sepse një profesionist nuk ndodh që të qëndrojë një vit pa luajtur. Këto futbollistë nuk duhet të ofrohen fare në skuadrat tona, të zhduken prej këtej. Ashtu siç vjen edhe ndonjë trajner i huaj, me të cilët në fakt jemi shumë të dashuruar, na marrin nja tre thasë me lekë dhe përfundimi është zero. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të mos hedhim baltë për punë e trajnerëve shqiptarë”- është shprehur Ndreu./SHKODRA-SPORT.COM/