Neymar u transferua në verën e vitit 2023 nga Paris Saint-Germain te Al-Hilal në Arabinë Saudite. Por, aventura e sulmuesit në Lindjen e Mesme nuk po shkon sipas pritshmërive, kjo edhe prej faktit se 32-vjeçari është aktualisht i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në fushë sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, edhe kalimi i Lionel Messit te Inter Miami në Amerikë duket se “josh” brazilianin ta përfundojë para kohe eksperiencën në Arabi dh të bashkohet me mikun e tij në MLS.

Vetë Neymar i pyetur së fundmi, theksoi se shpreson të luajë sërish me Messin si në kohën kur bashlëpunonin te Barcelona dhe PSG.

“Shpresoj që të luaj sërish me Messin. Leo është një person i shkëlqyer, të gjithë e njohim atë dhe e respektojmë. Mendoj se tani është shumë i lumtur në Amerikë. Nëse ai është i lumtur, edhe unë jam i lumtur”, u shpreh Neymar.