Enea Jorgji është zgjedhur që të vendosë drejtësi në supersfidën e Ligës së Konferencës, atë mes Ajaksit dhe Aston Vilës në “Johan Cruijff Arena”.

UEFA ka zgjedhur katërshen shqiptare për këtë takim, që cilësohet dhe si finale e parakohshme, teksa krahë Jorgjit do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt është zgjedhur Eldorjan Hamiti.

Sa i përket VAR-it, janë zgjedhur italianët Luka Paireto dhe Aleandro Di Paolo. Ne kete menyre, ky eshte nje vleresim per treshen e arbitrave shqiptare qe vetem pak dite me pare gjykuan edhe ne “Loro Boriçi” ne ndeshjen Vllaznia- Tirana.

Duhet thene se per arbitrat tone, pavaresisht kritikave e akuzave ne ndeshjet e kampionatit tone, sa here arbitrojne jashte marrin vleresime pozitive.