Shqiperia e femrave eshte mundur sonte 0-1 ne Portugali nga kombetarja e ketij vendi pas nje ndeshje te luftuar dhe ne te cilen vajzat tona kane luajtur per shume minuta si te barabarta.

Ndeshjen e ka vendosur goli i shenuar me koke nga Ana Capeta ne minuten e 57-te, por duhet thene se pas ketij goli, ekipi yne u perpoq mjaft qe te barazonte duke e vene ne veshtiresi Portugaline.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima pati edhe 2-3 momente te bukura kur ishte fare prane golit te barazimit por nuk ia doli. Megjithate paraqitja e saj padyshim qe duhet vleresuar sepse kemi luajtur ne transferte dhe perballe nje ekipi te forte.

Por ajo qe duam te veçojme nga kjo ndeshje, eshte se serish baza e kombetares shqiptare eshte ekipi kampion i vendit, Vllaznia e Shkodres. Ne formacionin baze ne kete ndeshje, kane qene sonte plot 7 futbolliste te saj dhe pikerisht Rrahmani, Gjini, Maliqi, Curraj, Levenaj, Doçi e Bajramaj.

Dhe te mos harrojme se kane munguar edhe dy lojtare te tjera te rendesishme, Franja dhe Bajraktari, çka do te thote se sonte ne fushe do te kishim patur jo Shqiperine por Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/