Atmosfera tek Vllaznia ne prag te ndeshjes shume te rendesishme me Skenderbeun, duket shume e mire dhe kete e tregon edhe humori qe eshte i pranishem ne çdo seance stervitore te kuqebluve.

Por jo vetem kaq. Mesfushori me pervoje i kesaj skuadre Ndriçim Shtubina i ka shtuar dozat e humorit pasditen e sotme teksa ka postuar nje foto ne rrjetet sociale bashke me brazialianin Junior.

Ajo qe eshte me interesantja eshte edhe venia perkrah te saj e fotos se kengetarit te njohur shqiptar Dashnor Diko, i cili per nga menyra e flokeve duket se ka shume ngjashmeri me sulmuesin e Vllaznise.

Pikerisht per kete arsye, Shtubina ne diçituren e kesaj foto shkruan: “Me Dashnor Dikon…”. Dhe ne fakt ka te drejte. Ngjasheria mes tyre duket shume e madhe.