Vllaznia duhet te lere pas humbjen e sotme me Teuten dhe te nise te mendoje menjehere per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje ndaj Kukesit.

Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka caktuar edhe datat dhe oraret e ndeshjeve te javes se 23-te te Kategorise Superiore dhe nga sa vihet re, ka nje ndryshim ne datat e saj.

Keshtu ndeshja ne mes Vllaznise dhe Kukesit qe ishte planifikuar fillimisht te luhej te dielen ne stadiumin “Loro Boriçi”, do te luhet te henen ne oren 16:00.

Ky eshte nje takim shume i rendesishem dhe shpresa e rradhes qe ekipi shkodran te beje kthesen sepse ndryshe ai do te rrezikonte shume realizimin e objektivave te tij.

Ja kalendari i ndeshjeve te javes se 23-te:

E diele, 7 mars

Bylis- Teuta ora 13:00

Kastrioti- Tirana ora 13:00

Partizani- Skenderbeu ora 16:00

E hene 8 mars

Vllaznia- Kukesi ora 16:00

Laçi- Apolonia ora 13:00