Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIShtypi i sotëm sportiv, Hafizi, Shaba e Zmijani "në katedër" për Vllazninë

Shtypi i sotëm sportiv, Hafizi, Shaba e Zmijani “në katedër” për Vllazninë

Situata aktuale që po kalon Vllaznia, ka vënë në lëvizje dhe shumë figura të njohura të këtij klubi në vite të cilët shprehin keqardhjen për situatën e krijuar.

Astrit Hafizi, Kujtim Shaba dhe Luan Zmijani kanë folur sot në shtypin sportiv, dikush duke kritikuar, dikush duke dhënë zemër dhe një tjetër “duke bërë llogari”.

Kështu në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Zmijani: Nuk ka dorëzim, gjyqet bëhen në fund”.

Ndërsa në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Mbijetesa, shkodranët duan nder nga Skënderbeu”.

Po ashtu, në këtë artikull është edhe mbititulli ku shkruhet: “Hafizi: Bashkia zgjodhi njerëzit e gabuar, dramë për 100 vjetorin”.

Ndërsa më poshtë është nëntitulli: “Ish- drejtori Shaba: Kam frikë Partizanin se i kemi bërë dëm, ndërsa korçarët na detyrohen. Muça do që të biem se i rrëzuam Tiranën”.

Por për më tepër, lexoni më poshtë të plota faqet e para të gazetave të sotme sportive:

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments