Situata aktuale që po kalon Vllaznia, ka vënë në lëvizje dhe shumë figura të njohura të këtij klubi në vite të cilët shprehin keqardhjen për situatën e krijuar.

Astrit Hafizi, Kujtim Shaba dhe Luan Zmijani kanë folur sot në shtypin sportiv, dikush duke kritikuar, dikush duke dhënë zemër dhe një tjetër “duke bërë llogari”.

Kështu në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Zmijani: Nuk ka dorëzim, gjyqet bëhen në fund”.

Ndërsa në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Mbijetesa, shkodranët duan nder nga Skënderbeu”.

Po ashtu, në këtë artikull është edhe mbititulli ku shkruhet: “Hafizi: Bashkia zgjodhi njerëzit e gabuar, dramë për 100 vjetorin”.

Ndërsa më poshtë është nëntitulli: “Ish- drejtori Shaba: Kam frikë Partizanin se i kemi bërë dëm, ndërsa korçarët na detyrohen. Muça do që të biem se i rrëzuam Tiranën”.

Por për më tepër, lexoni më poshtë të plota faqet e para të gazetave të sotme sportive: