Legjenda e futbollit shkodran, një nga ikonat e kombëtares kuqezi, Hysen Zmijani, ka takuar kampionë të mëdhenj të futbollit në një event sportive, të zhvilluar në Arabinë Saudite.

Përmes faqes së tij në Facebook, shkodrani i mirënjohur ka publikuar fotot e bëra në Riad me Ronaldino, Deko, Del Piero dhe Krespo.

Të katër ata e kanë lënë futbollin e luajtur dhe janë me statusit e “të pensionuarit”, ashtu si edhe vetë Zmijani.

Ja statusi i ish-mbrojtësit të pakalueshëm kuqeblu: “Ndeshje në nder të kapitenit të asaj kohe, një mikut tim, Fahad Refi (Nasser – Valencia), ku ishin të ftuar nga organizatorët e eventit edhe lojtarë të mëdhenj, si Ronaldinho, Deko, Del Piero, Krespo.

Kisha shansin për të qenë në këtë mbrëmje i ftuari personal nga Fahat Refi. Arabia Saudite-Riad, datë 09.05.2018”./telesport/