Sot nis Botërori dhe fokusi është pikërisht aty. “Panorama Sport” e ka hapur gazetën pikërisht me një artikull për të, ndërkohë që tanimë edhe futbolli vendas mbetet në hije.

Të gjithë sytë janë në “Rusi 2018”. Shanset e ekipeve për të fituar, analiza, statistika dhe situata te Spanja janë veçuar mes të tjerave nga lajmet e botës prej kësaj gazete.

Nga lajmet e vendit dy janë ato që zënë vend në faqen e parë: intervista e Idriz Bathës që analizon Partizanin e sezonit të fundit, si dhe merkatoja e Kukësit.

Firma e Plakut dhe akordi me një brazilian është lajmi i verilindorëve.

“Bota është e juaja”, kështu e ka hapur “Sport Ekspres” gazetën për ditën e sotme.

Speciale për ekipet dhe trajnerët, frika nga huliganizmi dhe spiunët, si dhe situata te Spanja, që ka një trajner të ri:

këto janë lajmet kryesor nga Botërori 2018, por sigurisht ka edhe artikuj të tjerë interesantë.

Edhe në këtë gazetë, merkato e Kukësit është në faqe të parë, ndërkohë që ka zhvillime edhe te Tirana, që pret një sulmues nga Guinea.

Ndërkohë ka një lajm edhe nga volejbolli: Erblira Bici nënshkruan në Itali më ekipin nënkampion.