Dy goditjet e djeshme të Vllaznisë në merkato, shoqëruar me firmosjen e Malotës dhe të Mersinit,janë vlerësuar si shumë pozitive nga shtypi i shkruar sportiv ditën e sotmë. Sipas gazetave, tashmë skuadra shkodrane është krejt tjetër. Kjo gjë reflektohet në titujt e faqeve të para të tyre. Kështu, “Sport Ekspres” vjen me kryeartikullin: “Vllaznia ndryshon fytyrë”. Më poshtë është nëntitulli: “Gjoka kompleton mbrojtjen me Malotën e Mersinin”.

Sakaq, në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Goditje dyshe, Vllaznia “blindon” mbrojtjen” dhe poshtë tij është nëntitulli: “Kontrata deri në fund të sezonit, zbardhen pagat e futbollistëve”. Por për më shumë, lexoni më poshtë, faqet e para të këtyre gazetave të sotme: