Shorti i Europa League dhe reagimet pas tij janë nqë qendër të vëmendjes sot.

Pikërisht me këtë është hapur gazeta e përditshme sportive “Panorama Sport”. Nga vendi veçohen edhe lajmet e merkatos, që lidhen me dëshirën e Pacult për të marrë Gavazajn, mundësinë e kalimit të Asion Dajës në Zvicër, apo rikthimi i Bregut në Gjirokastër.

Situata te Skënderbeu, që njeh vetëm largime, është gjithashtu në qendër të vëmendjes. Nga bota Ronaldo është ai përbën lajmin e ditës.

Portugezi udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me Marokun, por Spanja me fitoren e mbrëmjes renditet në vendin e parë.

Lajm tjetër interesant është ai i Messi-t, me nënën e tij që tregon se çfarë ndodhi me argjentinasin pas ndeshjes me Islandën.

Nga Gjermania flet Myler, ndërkohë që parashikohen lëvizje. Te Franca nuk ka qetësi para ndeshjes me Perunë, ndërkohë që “Rusi 2018” ka edhe të veçanta: birra mbaron.

“Sport Ekspres” hapet me Ronaldon dhe Spanjën, ndërkohë që nga bita veçohen edhe lajme të tjera të rëndësishme.

Ndryshime të shumta tek Argjentina, situata e Neymar që qetëson brazilianët, ndërkohë që Myler nuk pranon se klani i Bayern Munchen po dëmton Gjermaninë. Këto janë artikujt kryesorë nga Rusi “2018”.

Nga vendi sigurisht që shorti i Europa League është më i rëndësishmi. Reagime nga të gjitha klubet, ndërkohë që ka probleme te Partizani, pasi janë aksidentuar Hoxha e Trashi.

Tjetër lajm i rëndësishëm është i ai Shehit si trajner i Skënderbeut. Në faqe të parë edhe çiklizmi, triumfuesit e trofeut “Korça”, që janë Gjoka dhe Goga. /EDS/