HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShumë dilema për Brdariç, Vllaznia 'e cunguar' ndaj Kukësit

Shumë dilema për Brdariç, Vllaznia ‘e cunguar’ ndaj Kukësit

Vllaznia do të sfidojë të hënën në orën 16.45 Kukësin në transfertë, në ndeshjen e javës së 24-të të elitës.
Shkodranët vijnë në këtë sfidë pas fitores 2-1 me Dinamon, e duket se ky triumf i vështirë ka sjellur disa pasoja.

Adili, Jonuzi dhe Gurishta nuk do munden të kontribuojnë pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve. Nderkohe Da Silva eshte i dëmtuar dhe gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite.

Trajneri i ekipit nga Shkodra, Brdariç, shpreson t’i ketë në dispozicion këta 2 futbollistë, sakaq në të kundert, do i duhet të bëjë pa ta.

Vllaznia renditet në vendin e katërt me 38 pikë të grumbulluara, po aq sa kanë edhe kuksianët.

Kanë plotësuar numrin e kartonave:

Adili

Gurishta

Jonuzi

I dëmtuar:

Da Silva

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments