Vllaznia ia doli të mundë 2-1 Dinamon, në ndeshjen e fundit të javës së 23-të të elitës. Një nga më të mirët në fushë për shkodranët ishte Ardit Krymi.

Krymi dha një intervistë për Supersport, ku u shpreh i lumtur për 3 pikët. Futbollisti tha se ekipi i tij meriton më shumë pikë.

“Duke marrë parasysh sesi kanë shkuar ndeshjet, rezultatet nuk kanë qenë të duhurat. Këto 3 pikë kanë qenë si oksigjen për ne. Kur u bëmë 2-0 ne u kthyem mbrapa, jo se na tha trajneri, por donim të fitonim.

Da Silva njihet për kualitetin e tij. Ai së bashku me Latifin janë perfekt. Da Silva duhet të punojë më shumë për ekipin. Grupi vjen fillimisht, pastaj mendohet për individin.

Janë bërë disa ndryshime. Latifi ka bërë përherë ndryshimin në kampionatin shqiptar.Ne kemi merituar më shumë. Nuk kemi ekip për të qenë 14 pikë më pak se Tirana. Ka ndikuar edhe arbitrimi.

Mungesat për ndeshjen tjetër– Unë mendoj që me lojtarët që kemi, t’i zëvendësojmë” – tha ai.