Vllaznia do të sfidojë të hënën në orën 16.45 Kukësin në transfertë, në ndeshjen e javës së 24-të të elitës.
Shkodranët vijnë në këtë sfidë pas fitores 2-1 me Dinamon, e duket se ky triumf i vështirë ka sjellur disa pasoja.

Adili, Jonuzi dhe Gurishta nuk do munden të kontribuojnë pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve. Nderkohe Da Silva eshte i dëmtuar dhe gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite.

Trajneri i ekipit nga Shkodra, Brdariç, shpreson t’i ketë në dispozicion këta 2 futbollistë, sakaq në të kundert, do i duhet të bëjë pa ta.

Vllaznia renditet në vendin e katërt me 38 pikë të grumbulluara, po aq sa kanë edhe kuksianët.

Kanë plotësuar numrin e kartonave:

Adili

Gurishta

Jonuzi

I dëmtuar:

Da Silva