Vllaznia ka filluar të planifikojë lëvizjet e rradhës dhe një ndër objektivat e saj kryesore për sezonin e ardhshëm është përforcimi i fazës sulmuese, prandaj klubi po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për atë pozicion.

Stenio Junior, ish-mesfushori anësor i Partizanit, ka qenë në fokus të Vllaznisë gjatë kësaj periudhe si alternativë e mundshme për t’iu bashkuar skuadrës gjatë merkatos së verës. Klubi shkodran ka qenë i interesuar për brazilianin, megjithatë ai ende nuk e ka vendosur përfundimisht se ku do ta vijojë karrierën e tij.

Kështu, duket se Vllaznia nuk është i vetmi klub që ka shfaqur interes për futbollistin, pasi në krahun tjetër disa ekipe të huaja, e kanë kontaktuar 31-vjeçarin për ta bërë pjesë të tyre.

Megjithatë, burime informacioni të “Shkodra Sport” pranë Junior tregojnë se, braziliani preferon më shumë idenë e të luajturit jashtë Shqipërie, duke lënë kështu në hije ofertën e Vllaznisë.
Maringlen ZHIVANI