I ftuar në Star Sport mbrëmë ishte Arbër Shytani. Ish-mbrojtësi që tani është trajner tek Ada e Velipojës komentoi rreth ndeshjes së fundit të Vllaznisë. Ai vuri theksin tek brishtësia që po shfaqin kuqeblutë dhe luhatjet e mëdha këtë sezon.
Shytani u shpreh: “Ndeshja kundër Laçit ishte një ndeshje po ta shikosh shumë e mirë nga ana e Vllaznisë. Por mungoi ajo që mungon prej disa ndeshjesh që është goli.
Ekipi prodhon shumë, por nuk konkretizon rastet d shfaqura. E shoh Vllazninë të brishtë, me shumë luhatje këtë edicion dhe po e vuan. Ekipi nuk ka stabilitet nga ndeshja në ndeshje dhe tregon fytyra të ndryshme.
Nga ana e vet Laçi ka mbajtur gjithmonë të njëjtën filozofi. Me lojë të fortë dhe cinike, duke shtuar tashmë edhe elementë teknikë. Nëqoftëse Laçi do kishte shanset e Vllaznisë në këtë takim, rezultati nuk do ishte 1-0, por 3-0 ose 4-0.”
Endri ÇINARI