Në një intervistë të gjatë për “Marca”, trajneri i Atletico Madridit, Diego Pablo Simeone, foli për Alvaro Morata, i cili është lidhur disa herë me Romën dhe Interin në merkaton e kësaj vere:

“Unë kurrë nuk e komentoj atë që flas me lojtarët. U flas atyre qartë dhe sinqerisht. Alvaron e bëra të kuptojë se është një lojtar i rëndësishëm dhe se ne kemi nevojë për të, pasi është i vetmi sulmues i pastër që kemi”.

Gazetari e pyet më drejtpërdrejt trajnerin argjentinas, nëse e llogarit Morata për sezonin e ri. Ai i përgjigjet qartë e prerë: “Pa dyshim. Unë fola me të para ndeshjes kundër Villarrealit. Folëm për një kohë të gjatë, shumë të gjatë.

Ne si staf teknik i thamë gjithçka që menduam, se ai duhet të mposhtë numrat e tij. Ai kishte shumë situata goli sezonin e kaluar. Për mendimin tim ka ardhur koha për të shënuar së paku 18 gola në sezon”./telesport/