Federata Shqiptare e Mundjes ka zhvilluar kampionatin e moshave këtë fundjavë dhe në të kanë marrë pjesë edhe disa sportistë të ekipit të Vllaznisë. Figurën më të mirë ndër ta e ka bërë mundësi Sindrit Bajrakurtaj i cili në kategorinë e paratërinjve ka zënë vendin e parë në peshën 66 kg duke i sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij. Ai jo vetëm që është shpallur kampion i kësaj peshe por edhe është vlerësuar si sportisti më i mirë i kampionatit.

Një figurë të mirë kanë bërë edhe dy mundësit e tjerë të Vllaznisë, që janë renditur të dytët në peshat e tyre.Bëhet fjalë për Florian Gurin në peshën 53 kg dhe Jurgen Legatën në peshën 59 kg. Në këtë mënyrë, Vllaznia ndonëse me një përbërje të reduktuar sportistësh në këtë kampionat ka arritur të tregojë vlerat e saj. Natyrisht që puna e trajnerëve Nazmi Elezi dhe Dedë Bregu po jep frutet e veta ndonëse ata vazhdojnë t’i stërvisin mundësit e tyre në kushte shumë të vështira megjithatë titujt kampionë nuk mungojnë.

© shkodrasport.com