Afrimi i zgjedhjeve ne Federaten Shqiptare te Futbollit çdo dite e me shume po perfshin ne debate shume persona. Se fundi, ne nje te tille jane perfshire dy gazetare te njohur sportiv, Gezim Sinemati dhe kandidati per president i FSHF-se Dritan Shakohoxha.
Gjate emisionit “Procesi Sportiv” debati ka agravuar nga nderhyrja e politikes ne futboll, deri tek çeshtjet personale duke lene ne njefare menyre nje shije te hidhur per te dy keto gazetare. Kete debat mund ta ndiqni me poshte:
Sinemati: Katër vite më parë, kur Bashkim Fino konkuroi, Shakohoxha me median që kryesonte thonte po fut hundët politika në zgjedhje. Mbronte Dukën. Sot që është vënë kundër Dukës, me të vërtetë apo gjasme, janë gjëra që do t’i sqarojë koha.
Shakohoxha: Ndryshimi mes asaj që ka ndodhur para katër viteve dhe asaj që po ndodh tani, është më se evident. I ndjeri, zoti Bashkim Fino ishte deputet i parlamentit, anëtar i qeverisë, ish-ministër.
Sinemati: Po Bashkim Finon e njihke. Po, ti a e njeh veten? Ti ke harxhuar më shumë kohë afër Dukës, se sa afër futbollit. Po ti veten e njeh? Po politika a të njeh kush je?
Shakohoxha: Okej!
Sinemati: Jo nuk është okej. Kjo është e vërtetë. Dhe nëse ti e ke lidhje serioze me politikën dhe ia del…
Shakohoxha: Më lejo t’i përgjigjem pyetjes së parë. Politika nuk ndërhyri para katër viteve, por tentoi të bëhej drejtuese e futbollit.
Sinemati: Shako, jam gazetar më i vjetër se ty. Politika e solli Dukën, politika do ta heqë Dukën. Politika është si t’i vijë midea. Ku ka interesa, ku nuk ka interesa. Nëse do të bëhesh i besueshëm si Dritan Shakohoxha, kur del atje dhe bën fushatën, mos u merr vetëm me projektet e fëmijëve. Merru dhe me projektet e burrave. Çfarë do të bëhet në Shqipëri për futbollin e vërtetë? Çfarë lufte do të bësh kundër trukimeve? Ti dhe shefi që ke pasur dini më shumë nga kjo luftë.
Shakohoxha: Unë, Gëzim, s’kam pasur asnjë shef. O Gëzim të lutem. Se ti i kalon gjërat personale dhe nuk e di pse je kaq i nevrikosur.
Sinemati: Duka ka qenë shefi jot.
Shakohoxha: Nuk ka qenë në asnjë rast shefi im. Nuk kam punuar kurrë në Federatë, në asnjë institucion të Federatës.
Sinemati: Shefi jot shpirtëror Shako.
Shakohoxha: Gëzim, unë kam qenë shef. Edhe shefi jot kam qenë.
Sinemati: Ti nuk ke qenë asnjëherë shefi im. Ty të kanë vënë spaletat këta.
Shakohoxha: Më vjen shumë keq që ti do ta kalosh personale.
Sinemati: Kur më thotë ai që kam qenë shefi jot, e di ku më çon? Para shumë vitesh kur ai nuk dinte nga kapej me dorë stilokalemi. Unë bëja shkrime për Shakohoxhën.
Shakohoxha: Ti nuk ke punuar në televizionin Klan për mua?
Sinemati – Ti nuk je “Klani” mos kujto se je “Klani”, unë kam punuar atje për televizionin “Klan” jo për ty, kush je ti më që të punoj unë për ty”.
Shakohoxha – Dua që të rikthej futbollin e fëmijëve dhe sigurisht që do të kem edhe një program kundër trukimeve dhe të rikthej besueshmërinë në futboll që kanë humbur njerëzit prandaj nuk vijnë në stadium”.
Manushi – “Po kjo s’ka ndodhur sot më Shako, deri përpara 3-4 vitesh t’i të fusje duart në fyt po ta shaje këtë kampionat, se na doli nga shpirti kjo. Ti vetë na thoje kur kritikonim, ‘ca thoni kështu, ky është kampionati më i bukur në botë”.
Shakohoxha – “Unë besoj që numri i tifozëve ka ardhur gjithmonë në rrallim. Unë s’kam asgjë personale me askënd”.
SInemati – “Mos e thuaj më këtë gjë personale, se unë dikur punoja në “Supersport” dhe ti më the je i pazoti për të qenë serivl dhe duhet të ikësh. Ishe shefi i oborrit të Dukës. Dhe më thua nuk është personale”.