Futbolli i moshave ne Shkoder ka marre se fundi nje lajm shume te mire. Portieri 16 vjeçar Gabriel Guri do te jete pjeese e Akademise se klubit te njohur francez Olimpik Lion. Sportisti qe ka qene se fundi pjese e ekipeve te moshave te KF Murlanit, ka bindur me paraqitjet e tij ne klubin francez dhe do ta vijoje karrieren atje.

I datelindjes 24 mars 2006, Gabriel Guri e ka filluar karrieren e tij sportive tek Akademia Ada, nderkohe qe ne dy sezonet e fundit ka qene pjese e KF Murlanit ku ka spikatur me performancen e tij.

Si rrjedhoje e ketyre paraqitjeve, ne adrese te ketij portieri qe muajin e ardhshem mbush 16 vjeç erdhen disa oferta nga menaxhere te ndryshem qe i ofruan prova ne klube europiane.

Veren e shkuar ai ka qene ne prove tek Akademia “Havre Athletic Club” ne France ku beri paraqitje te mira, por me kalimin e kohes, ne adrese te tij shfaqi interes edhe Akademia e njohur e Olimpik Lion.

Diten e sotme ka qene vete KF Murlani qe ka postuar nje foto te ketij portieri para zyrave te ketij klubi. Burime te ndryshme per “Shkodra Sport” bejne te ditur se klubi i njohur francez ka shfaqur interes per ta bere pjese te tij portierin 16 vjeçar nga Shqiperia dhe tashme mendohet te kete nje marreveshje me drejtuesit e KF Murlanit./SHKODRA-SPORT.COM/