Tek Veleçiku vijojne perpjekjet e drejtuesve per te forcuar skuadren me lojtare te tjere por nga ana tjeter, me shume mundesi nga rradhet e saj do kete edhe “rrjedhje”.

Ndonjeri nga titullaret e ketij ekipi ka marre oferte nga Burreli dhe mund te largohet, por mesohet se ka edhe futbolliste te cilet kerkohen ne Superiore.

Njeri prej tyre eshte pikerisht mesfushori Sinisha Rajçeviq. Ish- lojtari i Vllaznise ka disa kontakte me ekipe te tjera dhe brenda dy ditesh me shume mundesi do te kaloje tek ekipi i ri.

Ne fakt 21 vjeçari nuk e ka vendosur ende konkretisht se ku do ta vazhdoje karrieren e tij ngaqe perveç ofertes nga Superliga shqiptare, po shikon edheb nje opsion per te vazhduar karrieren ne Zvicer.

Gjithçka do te vendoset shume shpejt dhe largimi nga Veleçiku duket i sigurte per Sinisha Rajçeviq. Prandaj dhe drejtuesit koplikas duhet te marrin me shume mundesi masat per ta zevendesuar ate.
www.shkodrasport.com