HomeFUTBOLLSituata në stadiume, Duka drejton gishtin nga policia edhe drejtësia

Situata në stadiume, Duka drejton gishtin nga policia edhe drejtësia

Siguria në stadiumet shqiptare është në nivelet më të ulëta dhe ngjarjet e fundjavës në ndeshjen Kamza-Laçi treguan se jeta e protagonistëve të fushës së blertë është në rrezik.

Federata e Futbollit dhe policia “luajtën me pasa” në distancë me njëra-tjetrën, duke lexuar deklarata akuzuese.

Ndërkohë, jashtë komenteve nuk mbeti as presidenti i Federatës, Armand Duka, që nga Elbasani i drejtori gishtin te policia, gjyqësori, por edhe te shoqëria. Por presidenti Duka nuk e ka hequr përgjegjësinë që ka institucioni që ai drejton në mbarëvajtjen e garës, ndërsa ka përmendur disa herë edhe faktin që drejtësia sportive nuk mund të zgjidhë një fenomon të tillë.

Edhe njëherë tjetër, presidenti Duka është shprehur se vendimi që policia e shtetit të mos jetë e pranishme në stadium është e nxituar për një vend si Shqipëria.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments