Vllaznia nuk ka pushuar dhe direkt ka nisur përgatitjet për llogari të javës së 29-të. Këtë të hënë, ata do të presin Bylisin në “Loro Boriçi” dhe llogaritë bëhen vetëm me trepikëshin.

Çdo rezultat tjetër do t’i fuste në zona të rrezikshme kuqeblutë, ndaj edhe stafi teknik në kaq pak ditë sa ka në dispozicion do mundohet që të sjellë në vete ekipin.

Hysen Dedja për këtë 90-minutësh pritet që të ketë një formacion të plotë, përfshirë këtu edhe Behar Ramadanin. Mesfushori është rikuperuar tashmë dhe do të jetë një alternativë më shumë për stafin teknik.

Megjithatë, këto dy ditë do të jenë vendimtare për të skicuar edhe formacionin më të mirë të mundshëm.