Është mbyllur me tension pjesa e parë e sfidës, Egnatia-Dinamo. Takimi u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të bluve të kryeqytetit që i falen një supergoli të shënuar nga kapiteni Ibraimi nga goditja e dënimit.

Egnatia ngeli me 10 lojtarë që pas 47 sekondash lojë pasi Krasniqi bëri një ndërhyrrje “horror” ndaj Bardhit dhe gjyqtari Enea Jorgji e nxori me të kuq, vendim që u konfirmuar edhe me VAR.

E gjithë pjesa e parë ka qenë tepër e tenisionuar, ndërsa në fundin e saj, në momentin që gjyqtarët janë futur në dhomat e zhveshjes nuk kanë munguar sendet nga tribuna.

Një prej sendeve të hedhura nga tribuna prek arbitrin kryesor, Jorgji, por për fat të mirë nuk ka pasur dëmtime serioze./newsport/