Ne boten e sotme te futbollit padyshim qe çdo dite e me shume po hyjne ne treg te drejtat televizive, markat e njohura dhe keto gjera kane sjelle te ardhura te medha per keto institucione.

UEFA po merr masa ligjore kundër një picerie në Giessen. Organizata europiane e futbollit ka gjetur një studio ligjore sepse “Pizza Cloud” ofron një picë me emrin “Champions League”.

Gjithçka e ka bërë të ditur vetë piceria në Instagram dhe e ka vendosur online letrën e studios ligjore që i hap telashe të mëdha. Institucioni i futbollit europian nuk lejon askend te perdore emrin e produkteve te saj, qofte edhe ne piceri.

Tashme mbetet vetem per t’u pare se cili do te jete vendimi i Gjykates qe do t’i jape kesaj piceria e cila ndoshta fillimisht e mori loje kete gje, por ne fund mund te paguaje shtrenjte.