Te Skenderbeu ne sezonin e ri nuk do te jete Ardit Nikaj, shkodrani i vetem ne sulmin e kesaj skuadre. Kjo sepse drejtuesit korçare mesohet te kene arritur akordin edhe nje tjeter futbollist me origjine nga ky qytet.

Behet fjale per 26 vjeçarin e lindur dhe te rritur ne Itali, Kristian Keqi. Ky futbollist karrieren e tij e ka filluar ne vendin fqinj, nderkohe qe prej disa sezonesh luan ne Malte ku eshte shpallur edhe kampion me ekipin Floriana dhe njekohesisht edhe golashenuesi me i mire i kampionatit.

Sipas mediave, 26-vjeçari Kristian Keqi ka rënë dakord me presidentin Ardjan Takaj dhe pritet të mbërrijë në Korçë këto ditë.Keqi ka lindur në Firence dhe është një sulmues tipik krahu që është shfaqur si golashënues në vitet e fundit në Maltë me ekipe si Floriana dhe Marsakslok.

Kulmi i tij ka qenë në sezonin 2019-2020, ku në 20 ndeshje me Florianën në kampionatin maltez shënoi 14 gola. Nderkohe ne nje interviste te dhene kohe me pare per “Shkodra Sport” u pat shprehur se e mirepriste nje dite ftesen edhe nga Vllaznia per te qene pjese e saj, por duket se debutimin ne futbollin shqiptar do ta kete nga Korça./SHKODRA-SPORT.COM/