HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënderbeu pa një prej lojtarëve më të mirë të shtunën ndaj Vllaznisë

Skënderbeu pa një prej lojtarëve më të mirë të shtunën ndaj Vllaznisë

Vllaznia do të luajë ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e kësaj jave. FSHF ka planifikuar që kjo ndeshje të zhvillohet të shtunën, pikërisht për llogari të javës së 31-të të Abissnet Superiore.

Kështu, Skënderbeu e ka të qartë që tani se do të vuajë mungesën e madhe të sulmuesit Elvi Berisha, i cili mori një karton të kuq në takimin e javës së 30-të ndaj Egnatias.

Korçarët do të luajnë ndeshjen përballë Vllaznisë pa të dhe kështu trajneri Gega nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin. Nje mungese kjo shume e rendesishme per korçaret, duke ditur vlerat e lojtarit ne fjale.

Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias, i kushton shumë Berishës, pasi do ta ketë të pamundur që të luajë në këtë takim. Një mungesë e rëndësishme për korçarët, pasi sulmuesi i majtë është një pikë kyçe në formacion.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments