Ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit ishte një ndeshje shumë e vakët për sa i përket lojës në fushë, por nuk doli pa episode për gjykimin.

8’ Skuka arrin të finalizojë në portën e Zogoviçit. Anësori tregohet mjaft korrekt në këtë rast, sepse lejon aksionin të përfundojë dhe më pas me të drejtë ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Edhe pas shqyrtimit të VAR-it vendimi nuk ndryshon.

79’ Latifi rrëzohet në zonë në një duel me Albion Markun. Sulmuesi reklamon kontakt për faull, por kryesori Juxhin Xhaja urdhëron vazhdimin e lojës.

Pamjet tregojnë qartë se ka kontakt mes dy lojtarëve, por janë të paqarta për të përcaktuar nëse është penallti, apo jo. VAR-i në këtë rast nuk ndërhyri pikërisht për këtë fakt, nuk kishte pamje të qarta.