Vllaznia mori një pikë në ndeshjen e javës së 30-të të Abissnet Superiore, në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Partizanit.

Agresiviteti i shfaqur në fushën e lojës dhe ndëshkimet më kartonë kanë cunguar shkodranët për ndeshjen e rradhës me Skënderbeun.

Kështu, një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës, Ardit Krymi do të mungojë kundër bardhekuqve, sepse ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Ndërkohë që, mungesë tjetër për ndeshjen kundër korçarëve është edhe sulmuesi maqedonas Fahrudin Gjurgjeviç, i cili edhe ai u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Partizanit, për një ndërhyrje të gabuar, duke plotësuar kështu numrin e katër të kartonëve të verdhë.

Maringlen ZHIVANI