Vllaznia e la të lirë pak ditë me parë, duke hequr dorë nga një prej sulmuesve më të mirë që ka nxjerrë akademia në këto vitet e fundit.belajdi pusi

Bëhet fjalë për 19–vjeçarin Belajdi Pusi, i cili sot i është bashkuar Skënderbeut. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se shkodrani ka rënë dakord me klubin korçar dhe pritet të firmosë në orët në vijim.BELAJDI PUSII

Ai shihet si zëvendësuesi i Oto Xhon, që u largua te Prishtina. Pritet që Pusi të aktivizohet sot edhe në miqësoren Skënderbeu-Luftëtari që po luhet aktualisht në Durrës.

Ne adrese te sulmuesit 20 vjeçari pati disa oferta, duke filluar nga Kosova, per te vijuar me ato te Flamurtarit, Apolonise dhe Dinamos.

Por oferta e Skenderbeut mesa duket ka qene me bindesja per te dhe per rrjedhoje ai pritet t’i bashkohet korçareve.