Pas Lorenc Jeminit dhe Ermal Barushit, Federata Shqiptare e Futbollit i ka hequr stemen e FIFA-s edhe nje tjeter arbitri. Kete here behet fjale per nje arbiter femer, pikerisht shkodranen Fatjona Borova.

Nje vendim qe ka kaluar ne fakt disi ne heshtje, ndryshe nga rasti i Barushit per te cilin u be jo pak zhurme ditet e fundit. Por ne fakt edhe heqja e stemes per Boroven, e cila ka qene ka qene e para arbitre shqiptare qe ka marre stemen e FIFA-s qe ne vitin 2016, duket e palogjikshme

Ne vend te saj, FSHF i ka propozuar nje emer tjeter dhe kjo gje ka sjelle edhe reagimin e njerit prej drejtuesve te Akademise se Arbitrave te Shkodres, pikerisht presidentit te saj Said Ahmeti.

Permes nje postimi ne faqen e kesaj Akademie, ai ka ngritur kete shqetesim, duke akuzuar serish edhe drejtuesit e sektorit te arbitrimit ne Federate.

“Te largohen 3 arbitra te FIFA-s per nje periudhe te shkurter eshte shqetesuese, prandaj duhet te nderhyje menjehere presidenti z. Armando Duka, ose sipas rregullores, kolegjiumet te therrasin urgjentisht ne mbledhje Komitetin Ekzekutiv te BASHF”- shkruan ai.

Por nderkohe mesohet se prej disa kohesh Fatjona Borova ndodhet ne France, aty ku dhe ka nisur te arbitroje dhe kete e ka bere edhe dje kur ka drejtuar nje ndeshje miqesore mes ekipeve profesioniste te moshave US VANDOEUVRE-R1 & VS THAON-N3 ndeshja perfundoi me rezultatin 2-3 ne ket ndeshje arbitrja kryesore akordoi dy 11-metersha dhe nje karton te kuq.