Ekipi i Veleçikut ka nisur prej disa ditesh pergatitjet e para per vitin 2020 dhe nderkohe pasditen e djeshme ka zhvilluar edhe te paren ndeshje per kete vit.

Ai ka luajtur nje miqesore me ekipin Vllaznia U19 dhe takimi eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe ne perfundim te saj eshte arritur rezultati 3-0.

Pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga Zaraj. Ne te dyten nderkohe jane shenuar edhe dy gola te tjere me autore Kullin dhe Mustafen.

Ne kete takim, trajneri Duli ka aktivizuar edhe tre futbollistet e afruar se fundi ne skuader, pikerisht Smajlin, Hasanajn dhe Trumçin. Nga te tre ata, paraqitjen me te mire e ka bere ne veçanti mbrojtesi Brendo Smajli i cili madje ka qendruar ne fushe per 90 minuta nderkohe qe lojtaret e tjere jane zevendesuar ne pjesen e dyte.

Ne ditet e ardhshme pritet qe Veleçiku te zhvilloje edhe te tjera ndeshje miqesore me te cilat stafi teknik do te kerkoje te konsolidoje sa me mire formacionin per gjysmen e dyte te kampionatit.
www.shkodrasport.com