Superliga ka lënë pas 15 javë, ku padyshim që ka dhuruar shumë ndeshje interesante. Megjithatë, ajo që është për t’u shqetësuae, janë problemet me fushat. Pas Flamurtarit në fillim të sezonit, Teutës, Laçit apo edhe Kukësit, tashmë po i vjen radha një tjetër impianti.

Siç raporton “newsport.al”, bëhet fjalë për stadiumin e Fushë-Krujës, ‘Redi Maloku’, i cili është parë që edhe në ndeshjen e djeshme që Kastrioti ka luajtur ndaj Flamurtarit, që kushtet ishin shumë të rrezikshme dhe nuk mund të luhej futboll i një niveli të lartë.

Për më tepër që në këtë impiant luajnë edhe dy ekipi, sikurse është Iliria. Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme si do të menaxhohet kjo situatë nga grupet përkatëse.

Nisja e reshjeve do t’i veshtiresoje se tepermi kushtet per te luajtur jo vetem ne kete impiant sportiv por edhe ne te tjeret dhe per kete arsye, pritet te kete jo pak probleme me terrenet sportive kete sezon.