Trajneri Skerdi Bejzade, debutoi me humbje në stolin e Laçit, teksa u mposht minimalisht nga Partizani.Pas ndeshjes, për MCN TV, Bejzade deklaroi se është i kënaqur me lojën që tregoi skuadra e tij, teksa shtoi se i kishin rastet për shënim.

“Jam shumë i kënaqur për lojën që zhvilluam. Është një ekip i ri në moshë. Krahu i djathtë janë në moshë 18-vjeçare. Mendoj se sot meritonim barazimin. Kur pëson gol në minutën e fundit, të vjen keq.

Futbolli është 100 minuta, deri sa ta mbyllë arbitri. I kishim rastet për shënim. Nëse do shënonim do e kishim më të lehtë, por nëse nuk shënon e pëson.

Objektivi jonë është të fitojmë çdo ndeshje, por se ku dalim, është diçka tjetër. Kundërshtari jonë nuk janë Tiranas dhe Partizani, këto janë ekipe të forta, sepse kanë investuar. Por do konkurrojmë për të qenë lart.

Kemi më shumë mesfushorë sesa sulmues. Kemi bërë edhe dy afrime të reja dhe t’i shikojmë më pas. Unë do bëj të pamundurën me këta lojtarë dhe të ndërtoj lojën. Do mundohemi të bëjmë diçka me këta lojtarë që kemi. Një ekip nuk mbajti distancën e shkurtër, nga jashtë duket si amator”.