Arbër Abilaliaj ka qenë një nga sulmuesit që ka luajtur në Kategorinë Superiore me skuadra elitare. Dëmtimet e shumta bën që të mos luante shumë kohë dhe tani është në rolin e menaxherit.

Në një lidhje me “Fan Zone”, Abilaliaj foli për merkaton e verës, por edhe për karrierën e tij si lojtar.

“Gjendja ekonomike do të ndikojë në këtë merkato. Klubet mundohen për të marrë lojtarë, por do të jetë merkato elastike kjo e 2020 pasi edhe kriza do të ndikojë.

E vetmja gjë e mirë që ka bërë Tirana është që ka marrë disa lojtarë nga mosha në ekipet e moshave. Futbolli i moshave ka shumë probleme dhe mendoj se duhet të ketë më shumë vëmendje.

Është e vështirë të vazhdohet futboll kështu duke dëgjuar çdo ditë që lojtarët kanë probleme me pagat si përshembull te Vllaznia. Nuk mund të vazhdohet me menaxhim nga Bashkia, por duhet ligji i sportit dhe privatizimet që të ecim përpara.